Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Përfaqësuesi i lartë amerikan ia pret shkurt Serbisë: S'ka BE pa njohur më parë Kosovën

Përfaqësuesi i lartë amerikan ia pret shkurt Serbisë: S'ka BE pa njohur më parë Kosovën

16:56, 02/11/2019
A+ Aa A-

Matthew Palmer, përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, ka qenë shumë i qartë në lidhje me të ardhmen e Serbisë në BE. Ai është shprehur para studentëve  në Prishtinë se Vuçiç e di shumë mirë se nuk ka Serbi në BE pa njohur më parë Kosovën.

Kështu shkruhet në mediat serbe të cilat duke cituar Palmer shkruajnë se: “Palmer, gjatë një bisede me studentët në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, tha se Vuçiç e dinte që Serbia kurrë nuk do të hynte në BE pa zgjidhur problemin me Kosovën”.

Po kështu mediat serbe duke cituar Palmer shkruajnë se Serbia duhet të ndalojë fushatën për të tërhequr njohjen e Kosovës.

“Cilido hap që do të ndërmerret pas normalizimit do të jetë më i lehtë. Sapo të formohet një qeveri e re, do të duhet të rinisin negociatat. Ne nuk e shohim integrimin e vendit tuaj pa pajtim me Serbinë. Ju meritoni NATO, BE, OKB, ju meritoni të mos jeni pas SHBA, por krah për krah me ne. E tillë është e ardhmja përmes dialogut, sepse status quo nuk është i mjaftueshëm. Bisedimet me Serbinë ishin të ndërlikuara. Por historia e Kosovës ka qenë gjithmonë për tejkalimin e sfidave dhe kompromiseve. SHBA nuk imponojnë një marrëveshje, Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë dhe aprovojnë atë. Negociatorët duhet të kenë vend për të eksploruar idetë”, tha Palmer gjatë fjalës së tij në Kosovë.

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco