Kërcënohet me jetë politikani shqiptar

Kërcënohet me jetë politikani shqiptar

21:25, 28/10/2019
A+ Aa A-

Kërcënohet me jetë nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta. Denoncimi në polici është bërë nga vetë ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, sipas të cilit, intimidimi është bërë përmes telefonit.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Shkup, ngjarja ka ndodhur në periudhën kur në degën e BDI-së në Gostivar po debatohej emri i kryetarit të ri.

Kërcënuesi i Bejtës është I. Jakupi, që është në lidhje familjare me Nexhati Jakupin, ish–ministër dhe njëri nga kandidatët për kryetar dege në Gostivar.

Garën në Kuvendin e BDI-së në Gostivar e fitoi me shumicë votash, Bashkim Hasani, ndërsa deri vonë flitej se edhe Bejta mund të jetë kandidat, shkruan in7.

 “Në Stacionin e Policisë në Gostivar, N.B ka denoncuar se ka marrë kërcënime përmes telefonit nga I.J. Po punohet për zbardhjen e rastit”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nevzat Bejta njihet si një nga figurat kryesore në BDI dhe deri tani ka mbartur një sërë funksionesh të larta, si kryetar komune, ministër e deputet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco