Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Ali Ahmeti: Le të fitojë më i miri

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Ali Ahmeti: Le të fitojë më i miri

21:27, 20/10/2019
A+ Aa A-

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, e ka cilësuar takimin e sotëm si tejet konstruktiv.

Ai është shprehur për mediat se të gjitha partitë janë të vendosura për të punuar fort, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në familjen e madhe të BE.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa e jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë ta ratifikojë si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen dhe deri sa u shterruan të gjitha argumentet vendosem bashkërisht që  me 12 prill të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco