Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vuçiç kapet në befasi nga emërimit i Grenell, ka besimin e presidentit Trump

Vuçiç kapet në befasi nga emërimit i Grenell, ka besimin e presidentit Trump

17:34, 04/10/2019
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se për të është befasues lajmi i emërimit të Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se gjatë ditës (më 4 tetor) do të zhvillojë një bisedë telefonike, me Richard Grenell, që është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani, raporton Rel.

Pas një takimi në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe, Vuçiç tha se bisedimet ndërmjet Prishtnës dhe Beogradit janë zhvilluar nën ombrellën e Bashkimit Eropian dhe se përfaqësues i posaçëm ka qenë Matthew Palmer.

“Presidenti amerikan, Donald Trump, tash ka bërë një emërim të ri dhe unë menjëherë sot do të kem një bisedë telefonike me ambasadorin Grenell. Ai, padyshim se është njeri serioz dhe ka besimin e presientit Trump. Pra, do të shohim se në çfarë drejtimi do të shkojë”, tha Vuçiq.

Emërimi i ambasadorit Grenell është mirëpritur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në për Ballkanin Perëndimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco