Çfarë po ndodh?! Pas Kretës tërmeti trondit edhe Stambollin, lëkundjet me 10 minuta diferencë

Çfarë po ndodh?! Pas Kretës tërmeti trondit edhe Stambollin, lëkundjet me 10 minuta diferencë

12:06, 24/09/2019

Pas tërmetit që ka goditur Shqipërinë pasditen e të shtunës, që pasoi me lëkundje të tjera edhe në dy ditët në vijim, lëkundje sizmike janë regjistruar paraditën e sotme në Greqi dhe Turqi.

Më konkretisht një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës rihter, raportohet që të ketë goditur Kretën rreth orës 10:49 minuta, ndërsa epiqendra e Tërmetit ka qenë 477 kilometra në lindje të Athinës, në një thellësi prej 20 kilometrash.

Ndërkohë që 10 minuta më vonë një tjetër tërmet është regjistruar në afërsi të Stambollit, me magnidutë 4.7 ballë.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 64 kilometër në afërsi të Stambollit, po në një thellësi prej 20 kilometrash.

Nuk ka ende raportime për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale kanë qenë prezente, në disa ndërtesa.

Duket se i gjithë Ballkani është përfshirë nga një valë tërmetesh, që vijnë edhe si pasojë e ndryshimeve shumë të shpejta klimaterike. /faxweb/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco