Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Burg për grupin e Kumanovës, Gjykata e Apelit në linjë me Gjykatën Themelore

Burg për grupin e Kumanovës, Gjykata e Apelit në linjë me Gjykatën Themelore

16:49, 17/09/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte dënuar me 746 vjet burgim.

Për veprën ‘terrorizëm’ ishin dënuar gjithsej 37 persona, shumica shtetas të Kosovës, të cilën ishin shpallur fajtorë për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në 'Lagjen e Trimave', në Kumanovë, raporton Rel.

Gjatë luftimeve që kishin zgjatur dy ditë ishin vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Shtatë pjesëtarë të grupit ishin dënuar me burg të përjetshëm, 13 janë dënuar me nga 40 vjet burg, derisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë.

Pjesëtarët e grupit, gjatë procesit të gjatë gjyqësor kanë hedhur poshtë akuzat për terrorizëm, duke theksuar se në 'Lagjen e Trimave' në Kumanovë, kishin shkuar për t’i tërhequr vërejtjen autoriteteve maqedonase, për siç kanë thënë, “mosrealizimin e drejtave të shqiptarëve” sipas asaj që ishte paraparë në Marrëveshjen e Ohrit.

Pjesëtarët e grupit dhe pala mbrojtëse ka kërkuar hetim ndërkombëtar, ndërsa ka përsëritur qëndrimet se rasti ka qenë i orkestruar nga qeveria e kaluar për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet, me të cilat përballej ajo, në veçanti me aferën e përgjimeve dhe raste tjera.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se mbeten në qëndrimin mbi nevojën e zbardhjes së këtij rasti dhe se pasi të ketë një epilog gjyqësor, do të mund të inkuadrohen ekspertët ndërkombëtarë.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një prononcim për media kishte kërkuar që grupi të ekstradohet në Kosovë për vuajtjen e dënimit më burg. Pas vërtetimit të dënimit, pala mbrojtëse ka të drejtën e ankimimit të vendimit të Apelit në Gjykatën Supreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco