Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kongresisti amerikan në Beogrd/ Engel: Të tejkalohen armiqësitë në Ballkanin Perëndimor

Kongresisti amerikan në Beogrd/ Engel: Të tejkalohen armiqësitë në Ballkanin Perëndimor

20:29, 03/07/2019
A+ Aa A-

Eliot Engel, që është edhe kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, po qëndron për vizitë në Serbi.

Ai u takua të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënkryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Marinkoviq dhe një grup deputetësh serbë.

Engel tha se të gjitha mosmarrëveshjet dhe armiqësitë në Ballkanin Perëndimor duhet të tejkalohet dhe se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të bëhet anëtare të BE-së, dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Deputetët serbë theksuan nevojën për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se shpreson që mesazhet e Eliot Engel në Prishtinë “do të kontribuojnë në krijimin e kushteve për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”. Vuçiq, tha se me kongresistin amerikan, gjithashtu kanë diskutuar për rastin e vëllezërve Bytyçi.

Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi kanë luftuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë vrarë në vitin 1999, pasi paraprakisht janë arrestuar nga autoritetet serbe për shkak të, siç është thënë, hyrjes së paligjshme në Serbi.

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, pritet të vizitojë edhe Luginën e Preshevës.

Më pas ai do të qëndrojë në Kosovë ku do të marrë pjesë në përurimin e ndërtesës së re të ambasadës amerikane në Prishtinë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco