Tragjike, burri vret gruan me pas vetëvritet në Manastir

Tragjike, burri vret gruan me pas vetëvritet në Manastir

08:40, 24/06/2019
A+ Aa A-

Vrasje dhe vetëvrasje ndodhën dje pasdite në Manastir. Pas një sherri, një burrë qëlloi gruan e tij.

Prokuroria njoftoi se një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir inspektoi një apartament në rrugën “Kliment Ohridski” në Manastir, ku trupat e burrit dhe gruas të moshës 62 dhe 57 vjeç u gjetën dje pasdite.

“Në drejtim të pastrimit të ngjarjes, një urdhër u lëshua për ekspertizën e të gjitha gjurmëve dhe dëshmive materiale të gjetura dhe të ngritura në vend. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjereve u dorëzuan për autopsi”.

Siç mësuam nga policia, rreth orës 14:15 në SPB-Manastir është raportuar se në rr.Kliment Ohridski S.J. pas një mosmarrëveshje të mëparshme të ndërsjellë, ka kryer vrasjen e gruas së tij M.G. duke gjuajtur me një pistoletë pas së cilës ai kreu vetëvrasje.

Ja versioni i MPB per kete rast:

Një burrë dhe një grua u gjetën të vd.ekur në një banes; në Manastir këtë pasdite. Sipas zyrës së prokurorit publik, trupat e një burri dhe një gruaje të moshës 62 dhe 57 vjeçe u gjetën në objektin që ndodhet në rrugën “Kliment Ohridski” në Manastir. Zyrtarët po hetojnë për ta zbardhur tërësisht ngjarjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco