Serbia liron marinsin amerikanin të Navy SEAL

Serbia liron marinsin amerikanin të Navy SEAL

13:15, 20/06/2019

Gjykata e lartë e Beogradit liroi ish ushtarin e Marinës Amerikane, antarin e njësitit të famshëm special Navy SEAL. Shtetasi amerikan, Daniel David Corbett, u arrestua në janar të vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje së bashku me tre të tjerë, shetas serb. Disa mediat serbe atë kohë menjëherë nisën spekulimet se ai ishte në Beograd me synim atentati të ndonjë politikani.

Gjykata e lartë serbe mori vendim njëzëri dhe Corbett u lirua nga paraburgimi, në arsyetimin e gjykatës shkruhej “Gjyqi vendosi lirimin pasi nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për vendim të tjetër”.

Prokuroria serbe nuk kishte arritur të dëshmojë se të akuzuarit kishin arrtiur marrëveshje për blerjen e armës të markës CZ-99, të cilës i ishte fshirë numri serik.

Tre shtetas serb janë dënuar me burgim dhe dënim monetar për armëmbajtje pa leje

Për shtetasin amerikan Corbett që mediat spekulonin se ishte pjesëtar i njësitit elitar ushatarak Navy Seals, kishte thënë se gjedej në Beograd për biznes por sipas prokurorisë serbe nuk dihet se për çfarë lloji. /Metro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco