Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Favore seksuale në këmbim të notës/ Denoncohen 15 profesorë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Favore seksuale në këmbim të notës/ Denoncohen 15 profesorë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

18:34, 27/05/2019
A+ Aa A-

Klubi Feminist që funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor pranë UEJL, tani disa javë është duke punuar në projektin e titulluar “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.

Në tryezën e sotme, me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”, ku pjesë e panelit ishin  Besa Arifi, Sibel Halimi, Ahmed Qazimi dhe Safet Neziri, janë shpalosir rezultatet e anketës të realizuar në kuadër të projektit, ku bëhet e ditur se të anketuar kanë qenë rreth 300 studentë të Universiteteve në Tetovë.

Anëtarët e Klubit Feminist kanë paralajmëruar se të anketuarit kanë denoncuar 15 profesorë të cilët kanë kërkuar favore seksuale studenteve në këmbim të notës.

Bëhet fjalë për profesor nga Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Nënë Tereza, shkruan Gazeta Lajm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco