'Votoj për ju...', ja biseda e shqiptarit me politikanin në Greqi

'Votoj për ju...', ja biseda e shqiptarit me politikanin në Greqi

19:50, 18/05/2019
A+ Aa A-

Kreu i Demokracisë së Re në Greqi, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizitë dy ditore që zhvilloi në Kretë u përball edhe me një shtetas shqiptar, me të cilin ka zhvilluar një bisedë të shkurtër.

"Greqia është shtëpia ime e dytë. Unë jam shqiptar dhe unë votoj për Demokracinë e Re. Jetoj me familjen dhe dy fëmijët. Ligjet janë të nevojshme, në mënyrë që të mund të jetojmë siç duhet", i tha shqiptari kreut të Demokracisë së Re.

Mitsotakis u pajtua me deklaratën e shqiptarit, duke thënë se është e nevojshme që ligjet të zbatohen.

Ndër të tjera, Mitsotakis tha se kur të vijnë në pushtet do të ulin TVSH- në për të gjitha produktet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco