Dënimi me burg nuk ishte drejtësi

Dënimi me burg nuk ishte drejtësi

17:27, 30/03/2019
A+ Aa A-

Dënimin prej tre vjet e dy muaj burg për rastin “Titanik 2”, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka quajtur padrejtësi dhe jo drejtësi, ndërkohë që ka paralajmëruar se drejtësinë do e kërkoj në gjitha instancat e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Sipas tij, këto truqe bëhen nga faktorët e brendshëm por edhe të jashtëm, me qëllim nxjerrjen e PDSH-së nga binarët orientues drejt NATO-s dhe BE-së.

“Mendoj se këto truqe i bëjnë shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm që janë jashtëzakonisht të interesuar që të vendosin gurë në binarët ku lëviz lokomotiva e PDSH-së që këtë parti ta nxjerrin prej binarëve", tha Thaçi.

Ai shton se janë parti e vjetër me përvojë të madhe dhe nuk bien pre e këtyre provokimeve, por do vazhdojnë në binarët e vërtetë të integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, sepse i besojnë kësaj ideje dhe besojnë që Maqedonia është duke lëvizur mirë.

Kryetari i PDSH-së  Menduh Thaçi, tha se dënimi i tij me tre vjet e dy muaj burg nuk do të ndikoj në vendimin e partisë së tij për ta përkrahur kandidatin e Qeverisë për president, Stevo Pendarvovki.

“Nuk bën me i luajt fjalët, ne e kemi dhënë fjalën se e mbështesim kandidatin e përbashkët të Qeverisë, por sa i përket dënimit ajo ishte padrejtësi e jo drejtësi. S`kishte lidhje me drejtësinë. Unë do vazhdoj ta kërkoj drejtësinë time në gjitha instancat, edhe ndërkombëtare”, u shpreh  Thaçi.

Kryetari i PDSH-së, këto komente i bëri sot, gjatë mbledhjes së zgjeruar të kryesisë së PDSH-së në të cilën ja diskutuar zhvillimet në vend dhe përgatitjet e kësaj partie për zgjedhjet presidenciale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco