Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

‘Barkën tonë e kemi lidhur me anijen e madhe ruse’, patriarku Irinej: Kosova është …

‘Barkën tonë e kemi lidhur me anijen e madhe ruse’, patriarku Irinej: Kosova është …

16:44, 24/03/2019
A+ Aa A-

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, i njohur për dekalratat e shpeshta anti-shqiptare, së fundmi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë lidhur me Kosovën.

Sipas tij, ajo është Jerusalemi serb dhe toka amë dhe e shenjtë serbe, nga e cila shteti fqinj I saj nuk do të heqë dorë kurrë.

“Kosova është Jerusalemi serb dhe toka amë dhe e shenjtë serbe, nga e cila nuk do të heqim dorë kurrë”.

Më tej ai ka deklaruar se Rusia, duke qenë një “anije e madhe” dhe mike e serbisë, do të ndihmojë këtë të fundit për të ruajtur Kosovën, pasi sipas tij fatet serbe janë të lidhura me ato ruse.

 “Rusët janë popull i madh dhe fuqishëm, ne jemi të vegjël, por për fatmirësisht gjithmonë barkën tonë e kemi lidhur për anijen e madhe ruse”, ka thënë sot patriarku Irinej.

Patriarku Irinej, është shprehur për “Beta”, se Rusia gjithmonë e ka mbrojtur Serbinë nga armiqtë, duke kujtuar këtu dhe marrëdhëniet Serbo-Ruse gjatë Luftës së Parë Botërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco