Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ambasadori: Presidenti i Maqedonisë se Veriut mund të jetë shqiptar

Ambasadori: Presidenti i Maqedonisë se Veriut mund të jetë shqiptar

15:13, 04/03/2019
A+ Aa A-

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Danco Markovski nga Korça ka pranuar se edhe presidenti i kësaj republike një ditë mund të jetë shqiptar, ashtu si ka pranuar se mund të kemi sërish edhe kryetarin e parlamentit apo edhe kryeministrin po nga radhët e shqiptarëve.

“Maqedonia është një shtet multietnik me besime të ndryshme si këtu në Shqipëri, kjo nënkupton që qeveria e re dhe vetë republika e Maqedonisë së Veriut është një shtet me mundësi të njëjta për të gjithë qytetarët. Duke u nisur nga kjo, ju tashmë e keni ndjekur që tashmë kemi një kryetar të kuvendit të Maqedonisë së Veriut i cili është me prejardhje shqiptare, kemi ministra të cilët janë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kemi edhe parti politike shqiptare në parlament.

Pra dua të them se për ne nuk është diçka e re dhe ne jemi të vetëdijshëm për rolin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nëse vazhdojmë me këto ritme, në të ardhmen mund të ndodhë që edhe kryetari i parlamentit, kryeministri, pse jo edhe presidenti të jetë shqiptar. Ajo çka është më e rëndësishme është që të kemi një shoqëri qytetare ku të mos ekzistojnë këto dallime që kanë qenë deri më tani, por të gjithë të shohim drejt të ardhmes, drejt BE-së, drejt NATO-s dhe drejt institucioneve të tjera ndërkombëtare. E drejta për përdorimin e gjuhës shqipe, mediat në gjuhën shqipe, ndërtimi i shkollave fillore e të mesme, institucionet kulturore, teatrot në gjuhën shqipe janë tashmë prezent prej 60 vitesh dhe do të vazhdojë të ndodhë. Qeveria e kryeministrit Zaev e ka thelluar edhe më tej këtë proces në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më përpara ka ekzistuar ky bashkëpunim, por synimi është që të thellohet akoma më shumë dhe të ketë sa më shumë institucione të tilla.

I pyetur mbi rolin që ka faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ambasadori tha: “Faktori shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut luan një rol shumë pozitiv, ai ka luajtuar një rol shumë të rëndësishëm si në pranimin e republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, si në bisedimet për integrimin në BE. Pra kemi edhe rastin e fundit ku është arritur një konsensus midis partive të koalicionit për një kandidat të përbashkët për president të republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse në datën 1 të çdo muaji e nisim me një pagë më të lartë për qytetarët dhe mirëqenie më të lartë kjo është më e rëndësishmja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

Këto komente ambasadori Markovski i bëri gjatë një vizite në Universitetin ‘Fan Noli’ të Korçës ku është takuar me rektorin për të rritur bashkëpunimin mes këtij universiteti dhe universiteteve të Maqedonisë së Veriut. /Balkanweb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco