Të maskuar grabisin bankën, ngarkojnë bankomatin në mjet dhe ikin

Të maskuar grabisin bankën, ngarkojnë bankomatin në mjet dhe ikin

08:58, 07/02/2019
A+ Aa A-

Nje sulm spektakolar ne nje bankë nga përsona të maskura ka ndhur gjatë nëtës së sotme.

Një grabitje e armatosur është regjistruar në orën 4:00 të mëngjesit të së enjtes në një bankë të nivelit të dytë në lagjen "28 tetori" në qytetin e Megaras në Greqi.

Katër persona me maska përplasën me makinë derën e degës së Alpha Bank.

Pastaj ata tërhoqën nga brenda bankës një bankomat (ATM) dhe e ngarkuan në një automjet të dytë me të cilin edhe u arratisën.

Autorët e braktisën makinën e parë jashtë bankës dhe më pas ikën.

Policia po kryen kërkime për gjetjen dhe arrestimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco