Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Pas ndryshimeve kushtetuese, radhën do ta ketë presidenti konsensual’

‘Pas ndryshimeve kushtetuese, radhën do ta ketë presidenti konsensual’

13:54, 07/01/2019
A+ Aa A-

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ende nuk kanë biseduar për emrin e kandidatit konsensual për shef shteti për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, kështu ka deklaruar vet kryeministri Zoran Zaev.

Sipas tij, debati për emrin e kandidatit konsensual do të hapet pasi të jenë votuar ndryshimet Kushtetuese në Kuvend. Seanca plenare në të cilën do të votohet për ndryshimet Kushtetuese është caktuar për më 9 janar.

“BDI nuk është partneri i vetëm i koalicionit, kemi më shumë partner. Besoj se do të gjejmë forcën që të zgjedhim një kandidat, i cili do të jetë një zgjidhje e pranueshme për shumicën e qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Ndërkohë, që për këtë çështje tanimë në opinion janë liferuar disa emra si kandidat të mundshëm konsensual për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019. Denko Malevski, Stevo Pendarovski, Imer Selmani, Oliver Spasovski, Radmilla Shekeqinska.

Si emër më serioz për të qenë kandidat konsensual është ish-diplomati Denko Malevski për të cilin kohë më parë edhe vet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti patë deklaruar se mund të jetë një zgjidhje e pranueshme për kandidat konsensual.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco