Tsipras në krah të Vuçiç: Kosova po i hedh benzinë zjarrit, e mbështes Serbinë

Tsipras në krah të Vuçiç: Kosova po i hedh benzinë zjarrit, e mbështes Serbinë

09:27, 22/12/2018
A+ Aa A-

Kryeministri grek Alexis Tsipras, ndodhet në një vizitë zyrtare në Beograd ku edhe është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gjatë një deklarate të përbashët për shtyp ai është shprehur se, vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës, janë veprime të papranueshme dhe cënojnë stabilitetin në rajon.

Gjatë fjalës së tij, Tsipras u shpreh se, “me këto veprime Prishtina po i hedh ‘benzinë zjarrit’, dhe nuk po kontribuojnë për stabilitetin e rajonit”.

“Dëshiroj të theksoj se këto iniciativa nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, por shkaktojnë destabilizim. Ne duhet ta themi këtë. Vuçiq dhe qeveria serbe kanë një punë të vështirë”, –  ka thënë kryeministri grek.

Gjithashtu ai ka dënouar veprimet e Kosovës, sepse ato – sipas tij –  janë duke i hedhur benzinë zjarrit. “Unë e mbështes Serbinë në këtë rrugë dhe përpjekjen për të gjetur një zgjidhje, sepse kjo është perspektiva për të ruajtuar stabilitetin në rajon”, – ka thënë Tsipras.

“Greqia e shikon pozitivisht çdo marrëveshje dhe çdo zgjidhje midis Serbisë dhe Kosovës e cila do të jetë e sinqertë dhe e qëndrueshme e që do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në rajon dhe realizimit të stabilitetit,” – ka shtuar kryeministri grek.

Nga ana e tij Vuçiq është shprehur se e ka njoftuar bashkëbiseduesin me gjendjen në Kosovë dhe me aktivitetet për formimin e Ushtrisë së Kosovë, e cila, siç ka pretenduar ai, “po zbatohet në kundërshtim jo vetëm me të drejtën ndërkombëtare por edhe me ligjet e Kosovës”.

Kryeministri serb gjithashtu i ka shprehur shqetësimin e tij kryeministrit grek për futjen e taksave prej 100% për mallrat e Serbisë, duke thënë se “ky vendim Iika rrezikuar serbët e Kosovës”.

Vuçiq gjithashtu ka shprehur shpresën se SHBA dhe BE duhet të bëjnë presionin e duhur ndaj Prishtinës që t’i tërheqë taksat edhe pse ka dyshimet e tij për këtë.

Vuçiq është shprehur gjatë deklaratës për shtyp me kryeministrin grek se Serbia ndodhet në një situatë tepër të veështirë në raport me Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco