Maqedonia miraton me ligj, amnistinë për përgjakjen e parlamentit

Maqedonia miraton me ligj, amnistinë për përgjakjen e parlamentit

12:43, 19/12/2018
A+ Aa A-

Ligji për amnistinë e personave të akuzuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 është miratuar me 95 vota “pro” asnjë kundër e abstenim. Për këtë ligj kanë votuar edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Nga Deutsche Welle

Ligji për amnisti është pjesë e planit nacional për pajtim i iniciuar nga kryeministri Zoran Zaev. Paraprakisht shumica parlamentare hodhi poshtë një amendament të opozitës për amnisti të përgjithshme.

Me ligjin e miratuar pritet të përfitojnë edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së, që kishin ndihmuar, nxitur dhe orientuar protestuesit në pushtimin e Kuvendin dhe ushtrimin e dhunës. Ligji nuk do t'i përfshijë dhunuesit dhe organizatorët e dhunës me 27 prill në Kuvend. Siç bëhet e ditur, nga amnistia përjashtohet ish-drejtori i drejtorisë së sigurimit publik Mitko Çavkov dhe ish-drejtori i drejtorisë së sigurisë dhe kundërzbulimit Vlladimir Atanasovski.

Deputetja e socialdemokratëve Frosina Remenski thekson se ligji nuk synon rikualifikimin e veprës dhe nëse pranohet ose jo amnistia për secilin të akuzuar vendos gjykata. "U bazuam në kornizat e asaj se çfarë nuk do të mund të amnistohet. Kjo ishte baza mbi të cilën punuam. Në amnisti nuk përfshihen organizatorët dhe skenaristët e ngjarjeve të 27 prillit, për të gjithë ata që ka dyshime të bazuara apo bazë për dyshime, ata të cilët kryen dhunë fizike përfshi edhe personat me maska, personat me armë dhe mjete eksplozive dhe personat zyrtarë që kanë shkelur kompetencat e tyre”, ka deklaruar Frosina Remenski deputete e LSDM-së.

Nga ky ligj pritet të përfitojnë afër 30 persona. Ligji është i qartë, pas miratimit të tij çdokush ka të drejtë në afat prej 5 ditëve  të dorëzojë kërkesë për amnisti. Nëse dikush nuk ndjehet fajtor, nuk duhet të dorëzojë ankesë, mund ta tregojë pafajësinë e tij deri në fund të procedurës gjyqësore.

Sela: Më vranë për së dyti herë

Ligji nuk është mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Kasamit dhe Besa e Gashit si dhe deputeti i PLD-së Goran Milevski. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, miratimin e Ligjit për Amnisti e quajti një turp të ligjvënësit dhe humbje të shpresës së qytetarëve për shtet të së drejtës. Sela përmendi edhe faktin që me këtë ligj amnistohen ata që deshën ta vrasin, ndërsa dënohet ai që e shpëtoi, duke aluduar në Abdylfeta Alimin. Ligjin për amnisti ai e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.

"Më 27 prill unë u vrava personalisht dhe i mbijetova. Sot po vritem përsëri, fatkeqësisht nga një numër i madh deputetësh të cilët me votën e tyre vendosën që përveç individualisht të vrasin edhe shpresën e qytetarëve për drejtësi. E mira është që sot keqbërësit mund të shihen të gjithë me butonin që votuan për, ndërsa keqbërësit akoma më të madh i ke si propozues të ligjit për amnisti dhe mirë është që opinioni t'i dijë me emër dhe mbiemër”, është shpreh Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco