Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U dënua me dy vite burg, Shërbimet e Gjykatës i shkojnë në shtëpi Gruevskit por ai...

U dënua me dy vite burg, Shërbimet e Gjykatës i shkojnë në shtëpi Gruevskit por ai...

20:43, 09/11/2018
A+ Aa A-

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.

Ai kishte ankimuar këtë vendim por, Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më parë, shkruan Syri.net.

Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe Gruevski do të shkojë në burg në momentin që atij i dorëzohet vendimi.

Shërbimet e Gjykatës kanë shkuar dy herë për t’i dorëzuar atij vendimin por ai nuk është gjendur në shtqpi.

Gruevski ka kohë për tu paraqitur në burg deri në orën 24:00.

Nëse ai nuk gjendet, shërbimet do të presin seancën e ditës së hënë ku Gruevski do të gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco