Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tsipras mbështet ekstremistët grekë dhe thirrjet kundër shqiptarëve

Tsipras mbështet ekstremistët grekë dhe thirrjet kundër shqiptarëve

19:57, 08/11/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tcipras, e ka cilësuar të drejtë dhe normal irritimin dhe thirrjet antishqiptare të qytetarëve grekë që ishin sot në Bularat ku morën pjesë në varrimin e Kostandinos Kaçifas, i cili u vra në 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA.

Gjatë një interviste për mediat greke, Tcipras tha se vendi i tij veproi siç duhej vepruar , ndërsa shton faktin se hidhërimi dhe zemërimi justifikohen plotësisht.

“Sot është ditë zie për familjen Kacifa dhe minoritarët. Zemërimi, hidhërimi, justifikohen plotësisht. Greqia nga momenti i parë, veproi siç duhet”, tha ai.

Gjatë ditës së sotme, qytetarë grekë të ardhur nga vendi fqinj nuk kursyen thirrjet nacionaliste ndaj shqiptarëve, ndërsa një gjë e tillë nuk kurseu as mediat, të cilat u fyen nga të pranishmit në ceremoninë e varrimit të minoritarit grek.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco