Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Malazezët protestojnë kundër digës shqiptare në lumin e përbashkët

Malazezët protestojnë kundër digës shqiptare në lumin e përbashkët

12:02, 22/10/2018 Nga Stevo Vasiljevic
A+ Aa A-

Dhjetra aktivistë të mjedisit u nisën nga kryeqyteti i Malit të Zit drejt kufirit me Shqipërinë të shtunën më 20 tetor 2018, shkruan Reuters, duke protetsuar për ndërtimin që po kryen shteti fqinj, një digë në lumin Cemi që rrjedh në të dy shtetet.

Ndërkohë që qeveritë nguten për të përmbushur qëllimet e tyre për energji të ronovueshme, detyrim i marrëveshjes së ndryshimit të klimës në Parisit, planet për ndërtimin e thuajse tremijë hidrocentraleve të vegjël kanë ndezuar protesta nëpër Ballkan këtë vit.

Në demostratën e të shtunës, disa nga protetsuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Cemi është fati ynë”, “Ms e futni Cemin në tubacione” dhe një flamur të kuq të shtrirë mbi një urë sipër shtratit të thatë të lumit, ku protetsuesit u mblodhën.

Kritikët thonë se digat po rrezikojnë lumenjtë e fundit të rrjedhshëm të Evropës, përfshirë Cemin, siç quhet në gjuhën shqipe.

Diga mbi lumin 60 km të gjatë tashmë është duke u ndërtuar dhe protetsuesit thanë se Shqipëria nuk ka kërkuar pëlqimin e autoriteteve në Mal të Zi apo t’i njoftojë ato për projektin. Ata po ashtu kanë kritikuar qeverinë e malit të Zi që ka dështuar në paraqitjen e një note proteste ndaj Shqipërisë, pasi të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshjeje mbi menaxhimin e përbashkët të ujërave në fillim të këtij viti./SYRI.NET

    ImageImageImage

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco