FOTO/ Alarm në Qipro: rrëmbehen nga shkolla fillore, dy fëmijë Fëmijët në foto

FOTO/ Alarm në Qipro: rrëmbehen nga shkolla fillore, dy fëmijë

11:28, 25/09/2018
A+ Aa A-

Qiproja është  në alarm: Dy fëmijë 11-vjeçarë janë rrëmbyer mëngjesin e sotshëmr në Larnaka. Djemtë janë grekë. Një person i panjohur i ka rrëmbyer ata në orën 7:45 të mëngjesit të sotëm me një makinë duke u hequr si mësues që u kërkonte ndihmë dhe pastaj u zhduk duke i marrë me vete.

Dy fëmijët ishin nxënës në klasën e gjashtë të shkollës fillore “Kamaros” në Larnaka. Ata quhen Themistocly Dolgli dhe Philip Stamatakis dhe janë shokë me njeri-tjetrin. Familjet e tyre vijnë nga Greqia. 

Në rrëmbimin e tyre janë përfshirë dy meshkujt të moshës 50-60 vjeç, të gjatë 1.70-1.75. Burri që po ngiste makinën me ngjyrë gri u ishte hequr fënmijëve si mësues dhe u kërkoi ta ndihmonin. Pastaj ai u nis befas me makinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe helikopterët janë duke patrulluar qytetin. Në porte dhe në aeroporte ka nisur kontrolli i rreptë i udhëtarëve.

Prindërit e fëmijëve të shkollës janë kapur nga paniku dhe kanë vrapuar t'i marrin fëmijët.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco