Vuçiç dhe ambasadori i Rusisë flasin për dialogun Serbi-Kosovë

Vuçiç dhe ambasadori i Rusisë flasin për dialogun Serbi-Kosovë

07:29, 06/09/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, theksoi në një takim me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandr Chepurin, rëndësinë e arritjes së një kompromisi dhe të një zgjidhjeje të qëndrueshme në dialog me Kosovën, njoftoi zyra e tij.

Chepurin, siç thuhet në komunikatën që transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, tha se Rusia do të vazhdojë t'i ofrojë mbështetje aktive dhe gjithëpërfshirëse Serbisë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Vuçiç dhe Chepurin thanë se ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunimin e dy shteteve në fusha të ndryshme, si bujqësia, transporti, energjia dhe teknologjia e informacionit.

Takimi i tyre u zhvillua në javën kur në Bruksel do të mbahet një raund i ri i bisedimeve midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco