'Nëse Serbia i fal Dukagjinin Shqipërisë, atë duhet ta kërkojë Mali i Zi që e ka çliruar!

'Nëse Serbia i fal Dukagjinin Shqipërisë, atë duhet ta kërkojë Mali i Zi që e ka çliruar!

07:52, 23/08/2018
A+ Aa A-

Politikani nga Mali i Zi Nebojsha Medojeviç ka thënë sot se territorin e sotëm të Dukagjinit gjatë Luftërave ballkanike e ka çliruar dhe e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë dhe pastaj ia ka lënë Serbisë e nëse Serbia tani dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesat e veta, transmeton Koha.net.

“Territorin e Dukagjinit të sotëm gjatë Luftërave ballkanike e ka marrë Ushtria malazeze e mbretit Nikollë. Mbreti, atëherë Dukagjinin ia dha vëllait Serbi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjinin t’ia falë Shqipërisë, atëherë është historikisht e drejtë që Mali i Zi ta kërkojë këtë territor. Kufizimi hap procese”, ka shkruar në Twitter Medojeviç, i cili është anëtar i Kryesisë së Fronti demokratik opozitar në Mal të Zi dhe kryetar i Lëvizjes për ndryshime.

Ai, siç përcjell B92, po ashtu ka shkruar se Dukagjini është territor historik për të cilin Ushtria malazeze ka derdhur gjak në luftën kundër Perandorisë otomane.

“E kemi çliruar edhe Shkodrën e cila po ashtu graviton nga Mali i zi. Nëse Serbia dëshiron që Dukagjin t’ia falë Shqipërisë, Mali i Zi duhet të shtrojë kërkesa”, ka shkruar Medojeviç në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lushingabarbullushi24/08/2018 12:04

Sic thoni ju! I bie qe gjith europen ta marri rusia sepse ai e cliroi nga nazizmi.

Niku23/08/2018 15:51

Dukagjinin duhet tja u japim, rrace e tyre jane .

Shto koment

Denonco