Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

235 arrestime, bashkë me kreun e grupit të fuqishem kriminal, pronar televizioni

235 arrestime, bashkë me kreun e grupit të fuqishem kriminal, pronar televizioni

12:17, 11/07/2018
A+ Aa A-

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar.

 Prokuroria shtetërore e Turqisë në Stamboll kryen hetim të gjerë kundër organizatës kriminale të personit kontrovers Adnan Oktar, i njohur edhe si Harun Yahya.

Duke vepruar në bazë të urdhrit të Prokurorisë, policia turke në pesë rajone sot në mëngjes filloi operacionin për arrestimin e 235 personave të dyshuar.

Deri tani janë arrstuar të pakten 79 të dyshuar, përfshirë edhe Oktar i cili është arrestuar në vilën e tij luksoze në vendin Cengelkoy. Operacioni policor zgjat edhe më tej, ndërsa në kërkimin e personave të kërkuar marrin pjesë edhe helikopterë dhe anije policore.

Organizata kriminale e Oktar-it akuzohet për një seri veprash të rënda penale, përfshirë krim të organizuar, abuzim seksual të fëmijëve, marrëdhënie seksuale me të mitura, rrëmbime, evazion fiskal dhe shkelje të Ligjit kundër terrorizmit, shkruan Anadolu Agency (AA)/

I dyshuari i parë Oktar është pronar i televizionit “A9” në të cilën udhëheq emisione në të cilat është i rrethuar me starleta gjysëm të zhveshura të cilat i quan “mace” të tij, duke debatuar për tema të ndryshme shoqërore, përfshirë edhe vlera dhe parime fetare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco