Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Raportuesi për Serbinë: Nuk e ftojmë Beogradin për dreka në Bruksel, duhen standartet e BE

Raportuesi për Serbinë: Nuk e ftojmë Beogradin për dreka në Bruksel, duhen standartet e BE

09:13, 21/06/2018
A+ Aa A-

Në debatin për projekt raportin për Serbinë, të cilin deputetëve të Këshillit për Politikë të Jashtme ua paraqiti raportuesi për Serbinë, përfaqësuesi i Liberal demokratëve Ivo Vajgël janë paralajmëruar një numër amendamentesh në tekst, shkruajnë gazetat e Beogradit.

“Autoritetet serbe duhet at dinë se ne këtu nuk i ftojmë në dreka pa para, por ato duhet të harmonizohen me standardet dhe vlerat e BE-së, ka theksuar Vajgël.

Ai ka porositur se ka shumë fusha ku ky harmonizom nuk po bëhet

“Ato janë mediet, drejtësia  lufta kundër krimit të organizuar", ka thënë Vajgël.

Ai ka theksuar se problem serioz i Serbisë është edhe fakti se nga 2012 atje janë bërë 81 vrasje mafioze nga të cilat vetëm gashtë janë zbardhur.

Ivo Vajgël ka vlerësuar se Serbia ka marrëdhënie të tepruara miqësore me Rusinë, ndërsa edhe liria e medieve është një problem i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco