Emri i ri i Maqedonisë/ Ja termi i dakordësuar...

Emri i ri i Maqedonisë/ Ja termi i dakordësuar...

20:28, 17/05/2018
A+ Aa A-

Një zgjidhje e padëgjuar deri tani në kontestin disavjecar rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranueshme që fshihet pas delaratës se sotme të kryeministrit Zoran Zaev ne Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për te dyja palët.

Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime. Kjo zgjidhje kompromisi duhet të mare drite jeshile edhe nga opozita e të dyja vendeve.

Këto konsultime i paralajmëroi edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencen për gazetarë pas përfundimit të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.

Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar për këtë zgjidhje të mundshme të dakorduar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras, as nga autoritet në Shkup, e as nga ato në Athinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco