Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Zaev shuan kureshtjen, në fillim të majit do riformatohet qeveria

Zaev shuan kureshtjen, në fillim të majit do riformatohet qeveria

14:21, 25/04/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev sot ka bërë të ditur që bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë do të përfundojnë në fundjavë. Zaev theksoi se në fillim të muajit do të dihet më saktësisht përbërja e re e Qeverisë.

-Bisedimet janë në proces dhe shpresoj se këtë fundjavë do ti përfundojmë. Pas festës do ti prezantoj dhe ministrat e ri, kurse më pas do të bëhet dhe ndryshim në disa vende te drejtorëve-deklaroi Zaev gjatë preskonferencës së sotëme.

Zaev së fundmi pas paraljmëritmit për rikonstruim të Qeverisë zbuloi se po bisedojnë me dy Lëvizjet Besa, Partin e Turqëve si dhe me PDSH-në e Menduh Thaçit.

Deri më tani Lëvizja Besa e Bilall Kasamit dhe ajo e Afrim Gashit kanë konfirmuar publikisht se do të jenë pjesë e Qeverisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco