Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Javën e ardhshme Tusk nis turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor

Javën e ardhshme Tusk nis turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor

20:43, 19/04/2018
A+ Aa A-

Presidentii Këshillit Europian  Donald Tusk do të zhvillojë një turne në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, javën tjetër.

Ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë.

Vizita në Prishtinë do ta marrë vëmendjen e veçantë, pasi do të diskutohet për formatin e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sofjes.

Pritet që Tusk të qëndrojë në Prishtinë, më 26 prill.

Disa shtete, si Spanja, Sllovakia dhe Qipro kanë kërcënuar me bojkotim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, nëse Kosova merr pjesë si shtet.

Kryeministri bullgar, Boris Borisov tha këtë javë në Prishtinë se Kosova do të jetë e barabartë në samit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco