Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Raportet Kroaci-Serbi drejt rrënimit/ Ja hakmarrja e Kryeministrit kroat pas incidentit ...

Raportet Kroaci-Serbi drejt rrënimit/ Ja hakmarrja e Kryeministrit kroat pas incidentit ...

19:04, 19/04/2018
A+ Aa A-

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka folur pas incidentit të djeshëm të përdhosjes së flamurit kroat  nga lideri radikal  i Serbisë, Voisllav Sheshel.

Bërnabiç ka deklaruar se është ndjerë keq pas lajmërimit për ndërprerjen e vizitës së delegacionit kroat në Serbi, duke e quajtur madje edhe vendim të gabuar të palës kroate,  shkruan Danas.

Ajo ka treguar që në momentin e ndodhjes së incidentit ishte në makinë duke udhëtuar për në Shkup.

Menjëherë pas marrjes së  lajmit, Bërnabiç thotë se ka telefonuar kryeministrin kroat, Plenkoviç , por ai nuk i është përgjigjur.

Bërnabiç këtë e quan një sinjal të keq për Serbinë.

Sipas saj, Serbia është e përkushtuar në ruajtjen e raporteve me Kroacinë, dhe thotë se është e rëndësishme që të gjithë e dënuan incidentin e përdhosjes së flamurit kroat.

Ndërkohë Sheshel sot ka reaguar përsëri, duke thënë se po fshihen fotografitë dhe videot ku ai shihet duke përdhosur flamurin kroat në hyrje të Kuvendit të Serbisë.

Nga Kuvendi serb thonë që kamerat e vendosura në objekt nuk e kanë kapur atë pjesë ku ishte vendosur flamuri kroat, pasi ndodhet në një kënd të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco