Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

14:12, 11/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, komentoi edhe Kampionatin Botëror të futbollit.

Ai u shpreh se mbështet skuadrën që luan më mirë, por shtoi se do t’i vinte mirë nëse trofeun do ta fitonte Franca.

“Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, mirë më vjen”, u shpreh Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari për skuadrën e tij favorite.

FJALA E BERISHËS:

Kemi dy pyetje të ndryshme nga Elio Borni: Doktor, sipas jush kush do të fitojë kampionatin botëror? Mendoj se për Francën keni një pikë të dobët, por këtë herë cilën kombëtare e shihni si favorite?

Sali Berisha: Këto që kanë dalë në çerekfinale janë shumë të forta dhe natyrisht, absolutisht jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, mirë më vjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco