Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të një video nga Strasburgu, ku ai shfaqet në një lokal së bashku me deputetë të mazhorancës.
Në një koment në rrjetet sociale ditën e sotme, Balla është shprehur se nuk sheh asgjë të keqe te konsumimi i një birre apo ndjekja e një ndeshjeje futbolli gjatë qëndrimit në qytetin francez.
‘Çfarë bukurie? Në orën 10 të darkës nuk u lejoka me pi një birrë dhe pa një ndeshje futbolli? Edhe një lojë me letra pse jo?’, shkruan Balla në Facebook.
Reagimi i Ballës vjen pasi video e publikuar në rrjetet sociale nga shqiptarët në Strasburg ku kreu i grupit të deputetëve socialist pinin birra dhe luanin ‘Murlan’ me letra bixhozi, u komentua gjerësisht, ndërsa opozita e ka akuzuar mazhorancën se, në vend që të merret me problemet e shqiptarëve, shfaqet në ambiente argëtimi gjatë aktiviteteve jashtë vendit.
Kujtojmë se sot bëhen 40 ditë proteste për ditë përpara Kryeministrisë nga mijëra shqiptarë si brenda dhe jashtë vendit, që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ndërkohë që Balla dhe deputetët e PS i injorojnë dhe i përbuzin duke i etiketuar si agjentë të huaj dhe ndërkohë që vetë bredhin rrugëve të botës dhe argëtohen me paratë e takasapaguesve shqiptarë.
Postimi i Taulant Ballës:

© SYRI.net