Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tiranë apo Teheran?

‘Rama jepe dorëheqjen’/ 40 ditë protestë, qytetarët nuk tërhiqen, nis marshimi drejt Kryeministrisë

19:41, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për 40 ditë radhazi, mijëra qytetarë kanë dalë në shesh për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama largimin nga detyra.

Qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Me pankarta dhe thirrje për ndryshim, protestuesit mbushën bulevardin përpara godinës së qeverisë, ku qytetarë të ndryshëm marrin fjalën dhe denoncojnë atë që e konsiderojnë keqqeverisje, korrupsion dhe largimin e qeverisë nga shqetësimet e njerëzve.

Thirrja për dorëheqjen e Edi Ramës është kthyer në mesazhin kryesor të çdo mbrëmjeje proteste.

Protesta e 40-të historike dëshmon këmbënguljen e mijëra qytetarëve, të cilët deklarojnë se do të vijojnë të jenë në shesh deri në realizimin e kërkesës së tyre për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco