Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 40 e protestave anti-qeveritare: Rama jepe dorëheqjen

Pasi i dha 4.3 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Rama kthen Tiranën në kolaps për koncertin e West

Pasi i dha 4.3 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, Rama kthen Tiranën në kolaps për koncertin e West

19:00, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi mori 4.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për të garantuar mbushjen e stadiumit për koncertin e Kanye West, Edi Rama duket i vendosur që eventi të bëhet me çdo kusht.

Tani, përveç parave publike, në funksion të koncertit po vihet edhe qarkullimi i kryeqytetit dhe një pjesë e aksit Tiranë–Durrës.

Policia e Tiranës ka njoftuar se, në kuadër të aktivitetit muzikor ‘YE’, që do të zhvillohet më 11 korrik 2026 në zonën e Kasharit, do të zbatohen kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore të Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e ‘Eiffel’ deri te ‘Casa Italia’. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet që operojnë në zonë.

Po në të njëjtin interval kohor, do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës Durrës–Tiranë në rrethrrotullimin e ‘Casa Italia’.

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në orën 24:00, nuk do të lejohet qarkullimi në segmentin ‘Casa Italia’ -rruga ‘Pavarësia’ -rruga ‘Sokrat Miho’, si dhe në segmentin ‘Rruga Sokrat Miho’ -rruga ‘Kasem Shima’ -rruga ‘7 Nëntori’, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Policia bën me dije se edhe në aksin nga Ura e Institutit deri te ‘Casa Italia’ mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit të sigurt të aktivitetit.

Koncerti vjen në një moment kur protesta kundër Ramës ka hyrë në ditën e saj të 40-të. Për Ramën, zhvillimi i këtij eventi duket se është kthyer në një provë politike: të tregojë se ‘jeta vazhdon’, pavarësisht revoltës qytetare që prej javësh kërkon dorëheqjen e tij.

Në vend që koncerti të ishte thjesht një aktivitet privat, ai tashmë është kthyer në një operacion publik: me miliona euro nga taksapaguesit, me rrugë të bllokuara, me autostradë të kufizuar dhe me Policinë e Shtetit në dispozicion të një eventi që Rama kërkon ta mbajë gjallë me çdo kusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco