VIDEO SYRI TV/ Rama përpiqet të përçajë protestën, ofendon qytetarët

VIDEO SYRI TV/ Rama përpiqet të përçajë protestën, ofendon qytetarët

15:12, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama është përpjekur të përçajë protestuesit që prej dy javësh kërkojën dorëheqjen e tij, duke i cilesuar disa prej tyre si flamingo dhe të tjeret duke I cilësuar si sorra. Ndërsa ofendoi qytetarët  kryeministri ftoi  një përfaqësi të protestuesve për dialog,  sërish pavarësisht që më parë, ata kanë refuzuar ccdo diskutim me të. 

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka nisur përpjekjet për të përçarë protestën e mijëra qytetarëve që prej më shumë se dy javësh, kërkojnë dorëheqjen e  tij, duke e akuzuar për vjedhje dhe vendime korruptive, për interesa personale. Përmes një postimi në rrjetet  sociale, Rama i ndau protestuesit në flamingo dhe sorra, duke i ofenduar dhe duke u përpjekur të krijojë ndasi mes tyre. Madje shefi i qeverisë, i kërkoi atyre qytetarëve që i pagëzon si flamingo, të ulen në tryezë për të  diskutuar me te. 

"Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!

Flamingot nuk e humbasin  bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë.

Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…"

Edhe më herët, Rama ftoi në dialog një perfqaqesi protestuesish por qytetarët refuaun prerazi  ftesen e tij, duke e cilësuar  të panegociueshme kërkesën baze të tyre, që është  dorëheqja e shefit te qeverisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco