Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

Deklaratat e Ramës për udhëtim privat/ Zagani: Pse po të presin dy makinat e ambasadës poshtë hotelit?

12:17, 16/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa kryeministri Edi Rama mohoi se harxhonte paratë e taksapaguesve shqiptarë për udhëtimet e tij private jashtë vendit, ish shefi i antidrogës, Dritan Zagani përmes një video të publikuar në rrjetet sociale i ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të qeverisë.

Zagani thekson se kryeministri Rama po qëndron në një prej hoteleve më luksoze në Bazel të Zvicrës, ku qëndrimi për një natë kushton mijëra euro.

Po ajo që nxjerr në pah gënjeshtrat e kreut të qeverisë shqiptare, është prania e aseteve shtetërore në këtë udhëtim.

Përpara ambienteve të hotelit "Mövenpick" në Bazel, raporton Zagani, janë të parkuara dy makina të ambasadës shqiptare atje: një e re e vënë në dispozicion të Ramës dhe një e vjetër që i përket ambasadorit.

Zagani ngre një pyetje thelbësore: nëse Rama pretendon se është larguar nga Bazeli, përse mjetet diplomatike ndodhen ende të parkuara poshtë hotelit?

Tani meqë bie fjala, edhe udhëheqësi juaj i dashur qenka qarë në rrjetet sociale që një ditë e gjysmë ka ndenjur në Bazel dhe i ftuar... i ftuar një m.., se këtu vijnë vetë, paguajnë për të ardhur, jo i ftuar. Tani na dalë të shkruajë dhe një status tjetër po nga hoteli Mövenpick këtu në Bazel, lartmadhënia e tij, të na shpjegojë pse dy makinat e ambasadës, edhe e reja që është vënë në dispozicion të tij dhe e vjetra e ambasadorit, ndodhen të parkuara poshtë hotel Mövenpick-ut në Bazel.

 Çfarë po bëjnë akoma makinat meqë ai paska ikur, zotëria e tij? Mashtrues ordiner! Ja të presim, të na e bëjë edhe një status tjetër live, këtu poshtë po e presim që të më tregojë që ka ikur, e nuk është këtu. Koka e mashtruesit, hajduti i qelbur që fle në hotel me mijëra euro, në hotelin më të shtrenjtë në këtë vend, për natë, me radhë... po le se ka gruan e pasur, se harrova unë, ja paguan e shoqja. Ja kaq, sa për t'ia vënë në dijeni. Gjithsesi këtu më ka mua, e prapë, deri sa të iki prej këtu... palaçoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco