SYRI TV/ Rama siguron për herë të parë terapi hormonale për transgjinorët, ndërkohë s’ka ilaçe për kancerin

20:39, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një kohë kur të sëmurët me kancer vuajnë për mungesë të ilaçeve, Ministria e Shëndetësisë siguron terapi hormonale për personat trangjinore. Një urdhër i firmosur nga zv.,ministrja Eugena Tomini i hap rrugë në QSUT terapisë per personat e rritur dhe ata të moshës 16 vjeç. Dhe gjithçka për ta do të jetë falas pasi do të mbulohen nga fondet publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

SYRI TV

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar qendrën spitalore universitare që të fillojë trajtimin me terapi hormonale për personat trangjinore. Syri TV ka siguruar urdhrin përkatës në të cilin janë përcaktuar kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimi për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet dhe mbulohet nga fondet publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.  Sipas këtij udhëzimi të firmosur në datën 28 prill të këtij viti nga zv.ministrja e Shëndetesisë Eugena Tomini,  trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, kur vlerësohet nga mjekët dhe ka miratimin e familjes. Trajtimi i këtyre personave do të jetë jo vetëm me terapi hormonale orale por edhe përdorimi i elektorilzes dhe trajtimi me lazer për heqjen e qimeve dhe monitorimi i këtyre do të ndiqet nga mejkët e QSUT

Ky vendim vjen në një kohë kur të semrët në onkologjik dhe jo vetëm, vuajnë për mungesë të ilaçeve dhe QSUT nuk siguron terapitë e nevojshme për pacientët që vuajnë nga kanceri. Po kështu vlen të theksohet se ky trajtim për transgjinoret bëhet në një kohë kur vetë ministrja e shëndetësisë deklaroi para disa javësh se në spitalet e vendit, pas datës 20 të cdo muaji nuk do të jetë i mundur kryerja e analizave për të sëmurët për shkak të mungesës së fondeve. Mes shumë problemeve me të cilat përballet sistemi shëndetësor shqiptar, duket se përparësitë e qeverisë janë krejt të tjera, sic duket edhe nga ky urdhër i Ministrisë për trajtimin me terapi hormonale të personave trangjinore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco