‘Ndërkombëtarët me dy standarde’, Burimi: Drejtësia s’i sheh lidhjet e Ramës me mediat e incineratorët

19:02, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për analistin Genci Burimi, ndërkombëtaret po luajnë me standarde të dyfishta, teksa mbyllin sytë përpara aferave të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, Burimi tha se drejtësia që është trumbetuar aq shumë nga ndërkombëtarët, është e njëjta e cila nuk i sheh lidhjet kriminale të Ramës me median dhe incineratorët.

Sipas analistit, pavarësisht mbështetjes që ndërkombëtarët i kanë dhënë drejtësisë së re, është e njëjta e cila përulet përpara urdhrave të kryeministrit.

Është qeveria, është drejtësia. Sepse kur ajo qeveri ty të financon ata që financojnë mediat, duke ndarë inceneratorin, kështu bëhet drejtësia. Kjo drejtësi do shkojë të krijojë lidhjen midis Sali Berishës ish-kryeministër nëse ka bërë VKM , dhe kjo drejtësi s'kërkon lidhjet midis qeverisë me VKM-ra me këto pronarë mediash. Është drejtësia, thelbi. Sepse ajo drejtësi ishte kur më 12 mars ua theu ‘turinjtë ‘ Rama, ishte kthyer prapë e njëjta.

Kjo drejtësi është thjesht siç e do Edi Rama, e do në burg Veliajn... pra e do në burg. Edi Rama do atë zonjën e AKSHI-t jashtë burgut. Ja kjo po ndodh në Shqipëri. Edhe dje ky pastaj mbrapa, ky holandezi... që po me zhgënjen aq shumë të ishte një diplomat sot, po t’u tregoje ti shqiptarëve që nuk është thjesht ai mospërkthimi i ligjeve. Ku janë këta?

Edi Rama e gjen shesh, bën përshesh. Ai debati i madh që kemi folur ne, si puna e asaj me prostitucionin, pra a duhet ndëshkuar ajo që punon, apo ai klienti që i shkon? Si te droga, a duhet ndëshkuar ai që bën trafikun, apo ai që e konsumon? Kështu është Shqipëria, ky është problemi. Është Rama, apo janë këta që e mbrojnë, drejtësia dhe ndërkombëtarët? Po s'patëm kthjelltësi, për t'i thënë të gjitha, këto që e mbrojnë, kemi humbur debatin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco