Skandali me pronat e Dumanit, Burimi: Ai duhet të flasë, dokumentet e fundosin, pse heshtin ndërkombëtarët

09:02, 28/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Heshtja e thellë e ndërkombëtarëve dhe mungesa e një reagimi zyrtar nga kreu i SPAK, Altin Dumani, përballë akuzave të rënda publike, ka ngjallur reagime të ashpra, duke e rikthyer në vëmendje debatin mbi ndërhyrjet e mundshme në sistemin e drejtësisë. Në emisionin “|Kafe Shqeto” në Syri tv, analisti Genc Burimi ka hedhur dritë mbi akuza të forta ndaj asaj që cilësohet si një "republikë bananesh", ku institucionet më të larta refuzojnë të japin llogari.

Sipas argumenteve të ngritura gjatë emisionit, mungesa e një përgjigjeje nga institucioni më i dukshëm i Shqipërisë, që presupozohet të mishërojë shembullin dhe virtytin, po krijon një precedent të rrezikshëm. Kjo situatë u krahasua me skandalin e mëparshëm të gjyqtares Irena Gjoka, duke theksuar se lënia e akuzave pa përgjigje vetëm sa "mbledh qelb në një vatër", e cila herët a vonë do të shpërthejë.

Në qendër të këtij skandali janë deklarimet e dyshimta për një pasuri. Të dhënat flasin për dokumente me dy standarde: nga njëra anë pretendohet blerja e një toke djerrë në vitin 2004, ndërsa nga ana tjetër deklarohet se personi ka jetuar aty që në vitin 2000. Ky absurditet logjik ngre pyetje se si mund të jetohej në një "lëndinë" pa asnjë ndërtim, ose siç u theksua në studio, "si alpinist me çadër apo si lepur në nëntokë".

Përtej dyshimeve të forta për manipulim, gishtin e akuzës e drejtojnë edhe te ndërkombëtarët, të cilët mbrohen pas fjalisë klishe se nuk ndërhyjnë në punët e drejtësisë. Megjithatë, kjo heshtje diplomatike nuk e mbulon dot krizën e besimit.

Flavio Qarri: Zoti Genc Burimi, kurioziteti që kemi është, nga njëra anë ndërkombëtarët duket se janë në një kurs përplasje me qeverinë për qasjen ndaj drejtësisë dhe vazhdojnë t'i qëndrojnë investimit të tyre. Ndërkohë shohim që investimi i tyre nuk e dimë a është me konsensusin e tyre që të ishte kaq i deformuar apo është metoda rilindase tek një projekt ndërkombëtar?

Genc Burimi: Shiko, para se të shkoja te kjo, kemi mosreagimin e ndërkombëtarëve. Unë do të thoja një gjë që kjo aferë e shton atë ndjesinë që Shqipëria është vërtet një republikë bananesh. Jo më tepër tek thelbi, po tek forma. E kam për atë imazhin, nuk është në ndonjë vend, për shembull si Franca, ku një prokuror i përgjithshëm i të tilla gjërave të paktën të ketë një prononcim. Ky mosreagim i Dumanit është ekzakt, më kujtohet mosreagimi i zonjës Irena Gjoka. Ka një qetësi ose më tepër një përbuzje absolute ndaj këtyre akuzave që janë tepër të rënda. Dhe pastaj e pamë si përfundoi me zonjën Gjoka. Kështu që Dumani mos ta lërë veten të shkojë deri ne atë pikë.  Çdo njeri gëzon prezumimin e pafajësisë. Po. Pra në bazë të hetimit që mund të bëhet, mund të dalë që s'është asgjë. Por kjo në radhë të parë, sepse Dumani nuk është aty Dumani, është institucioni më i dukshëm i Shqipërisë, më ballori. Ai duhet të mishërojë në radhë të parë shembullin, virtytin. Mund të gabojë.  Kemi parë njerëz me shumë pushtet të gabojnë dhe të bëjnë krime. Të paktën të reagojë, sepse s'mund ta lërë diçka të mblidhet si një qelb në një vatër, qelbi, dhe pastaj merr erë si puna e zonjës Gjoka.

Dhe këtë s'e kuptoj domethënë se si këta njerëz nuk krijojnë këtë lloj përvoje që po të hyri shtypi, media, nuk të lëshon më. Për më tepër në kontekstin e tij, i cili është treguar dhe më katolik se Papa, mirë ka bërë pra për atë paguhet. I ka futur në përndjekje penale, në mënyrën më ekstreme. Po marrim dy shembuj, rastin Berisha dhe rastin Meta. Tani ti kur je ky prokuror, jemi shumë kuriozë të shohim se si do dalësh nga kjo mesele. Se po i mban njerëzit për budallenj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco