SYRI TV/ Sekretarja e Përgjithshme e EPP, Dolors Montserrat takohet me Sali Berishën në selinë blu

15:59, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim, Sekretaren e Përgjithshme të Partive Popullore Europiane, Dolors Montserrat, e cila i shprehu urimet për rikonfirmimin në krye të PD. Në fokus të takimit ishin zhvillimet aktuale, në shqipëri dhe procesi i integrimit të vendit. Më herët Berisha zhvilloi takim edhe me Senatorin e Republikës Italiane Raffaele De Rosa.

SYRI TV

Sekretarja e Përgjithshme e Partive Popullore Europiane, Dolors Montserrat ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Takimi midis kreut të selisë blu dhe Sekretares së Përgjithshme të PPE vjen pak ditë pas rikonfirmimit të Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Dolores Montserrat e ka uruar Berishën gjatë takimit në zyrën e tij për rikonfirmimin në krye të PD. Takimi midis Berishës dhe Montserrat u fokusua tek zhvillimet politike në vend, bashkëpunimi me PPE por dhe për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Me herët, kreu I Partisë Demokratike, zhvilloi takim edhe me Senatorin e Republikës Italiane Raffaele De Rosa dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, Aniello Iacomino dhe Francesca Marino.  Lideri I opozitës e ka informuar senatorin Italian,  edhe për situatën aktuale në Shqipëri, për skandalin e AKSHIT, për zhvlerësimin e euros dhe dollarit për shkak të  parave të drogës, për bashkëpunimin e qeverisë me krimin dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco