SYRI TV/ Konferenca Ndërqeveritare / Vokshi kërkon dëgjesë urgjente me ministrin për Integrimin

15:55, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike, përmes deputetes, Albana Vokshi ka kërkuar dëgjesë me ministrin përgjegjës për integrimin, në prag të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare për të marrë infromacion rreth pozicioneve negociuese. Nga ana tjetër në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti Tritan Shehu shprehu shqetësimin për ekspozimin e fëmijëve në paradën e LGBTQ, duke i kërkuar minsitrisë së Jashtme, t’i tërheq vëmendjen ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato.

SYRI TV

Në prag të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, procesi i integrimit është  bërë temë diskutimesh në Komisonin për Europën dhe Punët e Jashtme. Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi informacion nga qeveria për pozicionet negociuese në këtë pikë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e transparancës nga Këshilli i Ministrave për ecurinë e  negociatave. 

Debate ka pasur edhe për ekspozimin e fëmijëve në paradën për mbrojtjen e orientimeve seksuale,  ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato. Deputeti Tritan shehu, kërkoi nga Ministria e Jashtme t’i tërheq vëmendjen ambasadorit të BE, për ekspozimin e femijëve gjatë paradës së komuniteti LGBTQI.

Mbledhja vazhdoi me degjesat me kandidatët për ambasadorë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Egjipt dhe vendet Nordike.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco