SYRI TV/ PL prezanton programin për rininë, Blushi: T’i krijojmë kushtet të mos largohen

14:36, 24/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në tryezën për Rininë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, prezantoi programin e PL për mbështetje ndaj të rinjve, teksa ngriti shqetësimin për largimin masiv të tyre jashtë vendit. Blushi tha se zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi, ndaj u bëri thirrje të rinjve të ngrihen fuqishëm në protesta për të marrë në dorë fatet e vendit.

Partia e Lirisë zhvilloi këtë të shtunë një tryezë për Rininë. Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi ngriti shqetësimin për largimin masiv të trurit të Shqipërisë, teksa prezantoi programin e PL për rininë. Sipas Blushit, zgjedhja nuk është largimi, por ndryshimi, duke sjellë në vëmendje se të gjitha tranzicionet kanë ardhur nga guximi i të rinjve.

Blushi u bëri thirrje të rinjve të ngrihen fuqishëm në protesta për të marrë në dorë fatet e vendit.

Të pranishëm në tryezë, kryetarja e LRI, Anisa Ibraj, dhe sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Arla Merja, theksuan se programi i PL u jep zgjidhje problemeve madhore që po hasin të rinjtë shqiptarë.

Sipas PL, fuqizimi i të rinjve është baza për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco