Në një intervistë nga QV e degës së PD në njësisë nr 9, Eda Grimci thotë se referendumi i votëbesimit nuk është vetëm ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha por dhe tregues që demokratët janë këtu dhe jemi e vetmja forcë politike që do e zhdukim Edi Ramën.
Për gazetarin Fatjon Gjinaj Grimci thotë se procesi deri në orës 14:00 ka vijuar i qetë dhe pjesëmarrjen e quajti të lartë
“Votimi ka qenë I qetë pa asnjë problematikë. Deri në 11:00 pjesëmarrja ka qenë e lartë. Pas orës 16:00 pritet të rritet pjesëmarrja sërish. Deri tani mbi 500 anëtarë të degës 9 kanë votuar.
Risi ishte fakti që në orët e para ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë. Pjesëmarrja është më e lartë. Presim shumë njerëz që do të votojnë. Nëse do të ketë njerëz që po votojnë deri në 18:00 patjetër që do e mbajmë hapur që të votojnë por do vendoset dhe nga Komisioni.
Kjo votë nuk është thjesht për të vendosur kush është kreu i PD-së, por që demokratët janë këtu dhe qëndrojnë do bëjnë qëndresë dhe të gjithë së bashku jemi e vetmja forcë politike që do e zhdukim Edi Ramën.
Sa do të zgjasë procesi i numërimit?
Fillimisht do të mbyllen kutitë më pas do të bëhet rakordimi i procesverbaleve. Numërimi do të bëhet i hapur. Do të filmojmë të gjithë procesin. Besoj se do të shkojë 1 orë a më shumë.
© SYRI.net