Nga Kukësi, anëtari i PD së kësaj dege, Shkëlqim Vata e ka konsideruar procesin e mbajtjes së Referendumit për votëbesimin e kreut të PD, si një ditë mjaft të rëndësishme për demokratët anë e mbanë Shqipërisë.
‘Kjo ditë është shumë e rëndësishme. Përzemërsisht Sali Berishës i uroj fitore’, u shpreh Vata.
Në mesazhin e tij dhënë gjatë këtij procesi, Vata iu përgjigj edhe akuzave të Ervin Salianjit, i cili i akuzonte demokratët se ata që votojnë marrin para.
‘Këto që janë skeptik si puna e Salianjit, që thotë ata që marrin rrogën japin votën. Unë i them jam anëtar i thjeshtë dhe me gjithë zemër i jap votën Sali Berishës’.
© SYRI.net