SYRI TV/ IBAR, Bashkimi Europian ngre alarmin për korrupsionin dhe ndërhyrjet në drejtësi

21:52, 22/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bashkimi Europian ka konfirmuar ndryshimin e raportit të IBAR për Shqipërinë, duke vendosur kushte të forta për mbylljen e kapitujve. Konferenca ndërqeveritare do të mbahet më 26 maj, ku theksohet se ky takim ka si qëllim konfirmimin e përmbushjes së standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria për Grupin 1 “Bazat”, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësia, liria dhe siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar.

Këshilli Europian konfirmoi ashpërsimin e gjuhës dhe kushteve në raportin IBAR për Shqipërinë, i cili mori miratim në parim nga grupi i ekspertëve të 27 vendeve të Bashkimit Europian. Në njoftimin zyrtar, Këshilli Europian ka konfirmuar edhe njëherë ndryshimin e raportit IBAR për Shqipërinë, duke vendosur kushte të forta për mbylljen e kapitujve të negociatave për procesin e integrimit. Konferenca ndërqeveritare e 26 majit do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 “Bazat”, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësia, liria dhe siguria, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike dhe kriteret ekonomike. Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimi publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrolli financiar.

Ndërkohë, një ditë më parë, Syri Televizion siguroi draftin e ri të grupit të ekspertëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të njohur si Coela, lidhur me raportin e IBAR për Shqipërinë. Ajo që bie në sy është se ky tekst është dukshëm më i ashpër dhe më kritik dhe ka një ndryshim rrënjësor krahasuar me draftin fillestar të Komisionit Europian të shkurtit, i cili u bllokua për muaj me radhë nga disa prej vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Europian, në një përpjekje për të reflektuar kërkesat e këtyre vendeve, të cilat janë skeptike sa i përket integrimit të Shqipërisë.

Ndryshimi më thelbësor lidhet me përforcimin e gjuhës së raportit sa i përket sulmeve nga nivelet më të larta të politikës ndaj sistemit të drejtësisë. Teksti i ri reflekton alarmin që përfshiu vendet anëtare të BE nga votimi më 12 mars në Parlament, ku Edi Rama dhe Partia Socialiste refuzuan kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shtuar një kapitull të veçantë për këtë çështje.

Një tjetër ndryshim thelbësor në draftin e ri lidhet me çështjen e korrupsionit. Ndryshe nga drafti i mëparshëm, korrupsioni nuk konsiderohet më “shqetësim serioz”, por “shqetësim vendimtar”. Për herë të parë, BE sinjalizon ndërgjegjësim për debatin mbi reformën territoriale në Shqipëri. Po ashtu, drafti i ri pasqyron shqetësimet në lidhje me tendencat e centralizimit.

Lidhur me sigurinë e gazetarëve, gjuha e dokumentit është ashpërsuar dhe kërkohen në mënyrë specifike “pika kontakti të caktuara brenda Policisë së Shtetit dhe brenda shërbimeve të prokurorisë” për të zbatuar masat e sigurisë së gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco