Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Integrimi - Manovrat e kryeministrit deri tek letra me Vuçiç, Çipa: Ka një makiavelizëm individual të Ramës...

09:11, 15/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lëvizjet e fundit të kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje të shumta mbi drejtimin politik të Shqipërisë. Ndërsa vendi sapo ka rikonfirmuar boshtin e tij pro-evropian me një rezolutë të paprecedentë në Parlament, manovrat individuale të kreut të qeverisë, veçanërisht afrimiteti me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, po ushqejnë një debat të nxehtë: Cili është aleati i vërtetë i Shqipërisë dhe çfarë kostoje mund të kenë këto "flirte" politike?

Në një shfaqje të rrallë uniteti politik, Parlamenti i Shqipërisë miratoi me 114 vota një rezolutë që mbështet rrugën e integrimit evropian. Sipas analistit Aleksandër Çipa  që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, ky konsensus i gjerë dëshmon se "boshti i integrimit evropian është i patundshëm dhe i pacënueshëm", duke larguar çdo dyshim mbi orientimin strategjik të vendit. Ky akt shihet si një themel i fortë i vokacionit perëndimor të Shqipërisë.

Megjithatë, përtej qëndrimeve zyrtare, janë lëvizjet personale të kryeministrit Rama ato që tërheqin vëmendjen. Rasti më flagrant i këtyre manovrave është marrëdhënia e ngushtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, e cilësuar si një "flirt i rrezikshëm".

Flavio Qarri: Tani kemi të gjithë ca kohë që po i bëjmë ca pyetje vetes, veçanërisht duke parë lëvizjet e fundit të kryeministrit. Ore nga po e mban frymën politikisht kryeministri? Cili është aleati i tij i ngushtë dhe i vërtetë? E ka me Amerikën, s'e ka me Amerikën, është Evropa, po zihet me Evropën. Çfarë dreqin po bën kryeministri? Këtë do përpiqemi të kuptojmë edhe mëngjesin e sotëm.

Aleksandër Çipa: Po. Unë mendoj që ne nuk është se kemi një ndryshim dhe lëvizje nga boshti i procesit të integrimit. Vetë rezoluta e miratuar në parlamentin e Shqipërisë një ditë më parë, me një dakordësi, do të thoshja unike për historinë e parlamentit të muajve të fundit, ku dakordësohet përmes bashkimit të votave në një numër prej 114 votash. Nuk ka pasur ndonjë proces votimi të mëhershëm që të jetë në një aritmetikë të tillë pozitiviste midis dy kaheve të politikës. E dëshmon që boshti i integrimit evropian është i patundshëm dhe i pacënueshëm. Nga ana tjetër, në mediat evropiane të ditëve të fundit flitet me një optimizëm për përshpejtimin e procesit në kuadër të Ballkanit Perëndimor, ndanë Evropës dhe pranë Evropës. Edhe kjo është një gjë pozitive. Ndërsa, përsa i përket manovrave diplomatike individuale që në jo pak raste janë bërë prej kryeministrit të Shqipërisë, padyshim që aty ka çështje të real-politikës, si kundër ka edhe të makiavelizmit individual të politikanit Rama.

Flavio Qarri: A mos ky lloj flirti kaq i rrezikshëm krijon kosto për Shqipërinë, siç është flirti me Aleksandër Vuçiç dhe letra që çoi te Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Aleksandër Çipa: Është e vërtetë kjo, por kjo është një qasje tjetër dhe besoj ka pasur të bëjë me atë që shpesh politikanët e Ballkanit Perëndimor e bëjnë me njëri-tjetrin. Unë e konsideroj atë një manovër mbështetëse ose thënë ndryshe karshillëku ndaj faktorit evropian dhe perëndimor dhe lidershipit evropian, është nga ato tekat ballkanike që dy udhëheqësit e dy vendeve të cilët janë edhe përcaktues për rajonin e Ballkanit Perëndimor, edhe Shqipëria, edhe Serbia kanë një rol potencial për mënyrën se si funksionojnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos në kontekstin me procesin e integrimit. Afiniteti i tyre është më shumë se sa i tillë, është një marrëdhënie in-personale që në jo pak raste kanë ditur ta shfrytëzojnë interesin e njëri-tjetrit dhe sidomos kontekstet e brendshme politike të njëri-tjetrit për llogari afatshkurtra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco