Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit/ PS tërhiqet, pranon disa propozime të PD-së

Ndryshimi i Rregullores së Kuvendit/ PS tërhiqet, pranon disa propozime të PD-së

22:11, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

21 maji është afati i fundit që Gjykata Kushtetuesi i ka lënë Kuvendit për ndryshimin e Rregullores, pasi rrëzoi ndryshimet e njëanshme të maxhorancës.

Këshilli i Rregullores u mblodh pasditen e kësaj të enjteje ku u arrit konsesus për disa nga propozimet e opozitës, por megjithatë për çështjet me të rëndësishme të funksionimit të Kuvendit, nuk u gjet dakordësia.

Kështu për kohën e fjalës së deputetëve në Kuvend, PS kërkon që të jetë 5 minuta ndërsa PD kërkon 10.

Socialistët dhanë sinjale se mund të tërhiqen, duke e lënë atë 7 minuta.

Kërkesa e demokratëve, që komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme të ndahet në dy, siç ka qenë para vitit 2025, socilistët e kundërshtojnë me këmbëngulje, duke i qëndruar idesë për 11 komisone parlamentare.

Edhe propozimi për anëtarë të barabartë në sekretariatin e etikës u hodh poshtë nga maxhoranca.

Një prej diskutimeve më të forta ishte ajo për për raportimin e institucioneve të pavarura, për të cilët PS kërkon të mos raportojnë më në Kuvend dhe në komisionet përgjegjëse por vetëm tek Komisioni i ashtuquajtur “Xhafa”.

PD kërkon që ata të vijojnë të raportojnë në seancë plenare. Palët nuk gjetën dakordësi as për propozimin e PD që kryetari i Kuvendit të mos kalojë në votim rendin e ditës në rast se ka kaos, por ta shtyjë për ta diskutuar një ditë tjetër.

Po ashtu, PS është kundër propozimit të PD që seancat që zgjasin përtej orës 22:00 të ndërpriten dhe të rinisin të premten në orën 10:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco