Në një zhvillim të papritur, mazhoranca socialiste votoi në Kuvend me konsensus të përbashkët pozitë-opozitë një rezolutë për integrimin.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj e sheh aktin e bashkëpunimit të mazhorancën, si një hipokrizi, kjo edhe për shkak të mungesës së Kryeministrit në seancën ku u votua dokumenti konsensual, i pari i këtij lloji.
Vetëm një javë më parë, theksoi Abilekaj, mazhoranca kishte refuzuar kërkesën e opozitës për të diskutuar pikërisht raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.
Teksti i rezolutës së miratuar përfshin pika kyçe të kërkuara vazhdimisht nga opozita, si lufta kundër korrupsionit, përfshirja e opozitës në institucione dhe rritja e llogaridhënies së qeverisë.
Por për analistin, elementi që e zbehu këtë akt konsensual ishte mungesa e Kryeministrit, i cili ishte i thirrur edhe në interpelancë, ku në vend që të ishte i pranishëm në Kuvend për votimin e dokumentit jetik për të ardhmen europiane të vendit, ai ndodhej në Gjermani në një ceremoni dekorimi.
Mungesa sipas Abilekajt, tregon një tendencë të Kryeministrit për t’iu shmangur përballjes direkte me opozitën dhe opinionin publik.
Gjatë kësaj jave, me McAllister i shkoi komisioneres për zgjerimin, Marta Kos, dhe i kërkoi të interesohej nëse në Shqipëri kishte vërtet opozita të drejta në kontrollin e qeverisë për çështjet e integrimit apo jo. Pas letrës së siguruar, McAllister bëri një hetim paraprak si kryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe si bashkautor i rezolutës së Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilën ne e diskutuam javën që shkoi, dhe i kërkoi Marta Kosit që të interesohej vërtetë dhe të mos fliste për përparim të Shqipërisë pa njohur situatën politike në Shqipëri. Në kohën kur opozita është e përjashtuar nga integrimi. Dhe ëh, ne e pamë se si javën që shkoi, po të enjten që shkoi, kërkesa e opozitës për të diskutuar rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku McAllister është kryetar, u refuzua nga parlamenti.
Pra, parlamenti e përjashtoi edhe njëherë, vetëm një javë para opozitën nga diskutimi për çështjet e integrimit. Sot çuditërisht shikojmë që mazhoranca ishte shumë e dashur shumë bashkëpunuese e të tjera e të tjera dhe bëri një rezolutë, teksti i së cilës dukej sikur ishte hartuar nga opozita. Domethënë, se aty flitet për korrupsionin, aty flitet për përfshirjen e opozitës në të gjitha institucionet, aty flitet për llogaridhënien e qeverisë. Ama, përtej tekstit të opozitës, kishte një problem që dukej që rezoluta ishte vetëm hipokrizi e mazhorancës. Se kryeministri që ishte i thirrur dhe në interpelancë, duhet të ishte aty dhe në votimin e një rezolute konsensuale për herë të parë për integrimin, nuk ishte prezent.
Kryeministri kishte shkuar me statusin e gruas së ndonjë tjetri, jo të Bilalët e radhës, te dekorimi i Dragit në Gjermani. Dhe ishte i vetmi njeri pa bexhë aty, sepse ishte i ftuar si gruaja ose bashkëshortja ose shoqëruesi i dikujt. Pa asnjë status. Ç'punë ka ky të shkojë tek Draghi? Sepse çdo të enjte gjendet nga një aktivitet. Mungesa e kryeministrit në seancë, për mendimin tim, ishte një arsye që rezoluta të mos votohej këtë javë. Votoj javës tjetër. Që të tregojë angazhimin i kryeministrit për të dhënë llogari para opozitës më në fund. Sepse nuk shkon që të diskutosh rezolutën dhe pastaj në interpelancë për shkrimin që kryeministri ka bërë me Vuçiçin në Frankfurt Allgemeine Zeitung, të dalë Ministri i Jashtëm dhe të thotë pse është bërë shkrimi nga kryeministri.
Kjo është mungesë totale e llogaridhënies. Kjo tregon që rezoluta është çështje hipokrizie. Është një letër që ata të gënjejnë McAllister dhe Komisionin e Jashtëm, kuptohet dhe të gjithë institucionet e interesuara që procesi i integrimit të jetë një proces konsensual i të gjitha palëve, kombëtar, jo partiak, jo qeveritar, që ne e kemi këtë vërtetë dhe ja ku është kjo rezolutë e vërteton këtë gjë. Prandaj ata e pranuan tekstin e Partisë Demokratike. Uroj, sepse rezoluta nuk është detyruese, rezoluta tregon vetëm angazhimin e palëve. Uroj që ky angazhim që ata morën mazhoranca socialiste të jetë më i fortë se sa kushtetuta dhe ligjet që ata i shkelin çdo ditë te rregullorja e parlamentit.
© SYRI.net