Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

VIDEO/ Vokshi: Rezoluta për integrimin detyron Ramën të heqë dorë nga çdo devijim prej rrugës europiane

20:00, 14/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partia Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, deklaroi se rezoluta e miratuar për integrimin europian e detyron qeverinë të heqë dorë nga çdo nismë që, sipas saj, devijon nga kursi i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vokshi u shpreh se rezoluta i jep fund nismave alternative si “Open Balkan”, duke theksuar se objektivi i vetëm duhet të mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

“Edi Ramës i themi boll me Open Balkan apo me hyrjet nga dritarja. Nuk ka më. Ka vetëm anëtarësim të plotë dhe këtë e përcakton qartë rezoluta”, deklaroi deputetja demokrate.

Sipas saj, në dokument parashikohet refuzimi i çdo akti apo veprimi që shmang kursin thelbësor të integrimit europian të vendit, duke përmendur edhe skemat rajonale që, sipas opozitës, kanë devijuar fokusin nga procesi i anëtarësimit.

‘Edi Ramës i themi boll me Open Ballkan apo me hyrjet nga nga dritarja.

Nuk ka më. Ka vetëm anëtarësim të plotë dhe e ka rezoluta. Pra, Edi Rama ka pranuar në këtë rezolutë që duhet të refuzojë, është pikë e rezolutës dhe po e lexoj, të refuzojë çdo nismë, akt, veprim që devijon nga kursi i qenësishem i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nuk ka Rama-Vuçiç, skema Rama-Vuçiç, apo Soros, apo kushdo që e ka propozuuar atë. Jo. Rezoluta e pranon. Juve bët pyetjet që ëh a është e detyrueshme? Po, çdo rezolutë që kalon, aq më tepër kur i ka të gjitha votat unanime, por çdo rezolutë që kalon në kuvend është e detyrueshme për institucionet dhe institucionet duhet të raportojnë në mënyrë periodike në lidhje me plotësimin e të gjitha rekomandimeve të rezolutës.

Pra, nëse neve i kemi kërkuar, sepse ka një paragraf për rolin e kuvendit, ku neve kemi thënë që përveçse mbetet objektiv strategjik integrimi, integrimi duhet të jetë merit-based dhe jo vetëm bazuar ëh pa plotësuar kushtet e Kopenhagenit e kështu me radhë. Kemi thënë që ëh kuvendi duhet të marrë rolin, rolin kyç që ka.

Kuvendi duhet që të forcojë kontrollin parlamentar, sepse deri tani nuk kemi patur, madje e tha dhe Xhafa, në qoftë se keni parë në filmimin e tij, ka thënë që nuk kemi bërë kontrollin e institucioneve.

Kemi  për zgjedhjet. Kuvendi duhet të ëh të sigurojë që zgjedhjet të jenë, të organizohen të lira dhe të ndershme dhe të ëh të plotësohen të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Kë kërkojmë neve? Kemi thënë që të intensifikohet lufta ndaj korrupsionit.

Kemi thënë që duhet të intensifikohet lufta ndaj krimit të organizuar, duke e përmendur, të dyja këto duke i përmendur si çështje shumë sensitive për të cilat nuk është bërë aq sa duhet dhe ia kërkojmë dhe qeverisë që të marrë të gjitha masat në lidhje me vendosjen e shtetit ligjor, me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në lidhje me luftën ndaj korrupsionit të të gjitha niveleve, me mbrojtje ndaj të gjitha institucioneve kushtetuese apo institucioneve të drejtësisë. E kemi thënë qartë neve këtë’, tha Albana Vokshi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco