Një deklaratë e ministrit të Jashtëm shqiptar, e cila falënderonte kryeministrin Edi Rama në vend të shtetit shqiptar për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, ka ndezur një debat të fortë, duke u cilësuar nga analistët si një lëvizje e qëllimshme dhe e koordinuar mes kryeministrit shqiptar dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Kjo ngjarje, e parë si një "shfaqje e turpshme", shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë për të tërhequr vëmendjen e Brukselit dhe për të ushtruar presion mbi procesin e integrimit europian.
.Postimi “Grazie Edi” i Giorgia Meloni dhe përgjigjja e KM Rama shfaqen më shumë se kurrë jo si komunikim institucional mes dy shtetesh, por si një skenë politike e personalizuar mes dy liderësh që përdorin diplomacinë si marketing politik, analizon gazetarja Alba Kepi.
Në një lidhje telefonike për “Task Force’ Kepi e quan deklaratë të turpshme dhe analizon dhe si e panë mediat italiane.
”Kjo ishte një deklaratë e turpshme. Unë kam dhënë dhe disa intervista për mediat italiane, të cilat ishin mjaft kureshtare për të kuptuar se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe nëse në Shqipëri ka një koment apo ka një zhurmë mbi atë, mbi këtë deklaratë grazie Edi. Unë mendoj se kemi arritur në limitet e diplomacisë institucionale, pasi prisja të lexoja ndoshta grazie governo albanese apo grazie popolo albanese, nga grazie Edi, pra vetë, e shikojmë një abuzim dhe përdorim të Shqipërisë në interes të një propagande politike, elektorale, e lidershipit të Giorgia Meloni.
Kepi ka një lexim ndryshe ndaj deklaratave të ministrit Ferit Hoxha.
“Unë kam bërë një lexim ndryshe nga ato që kam lexuar dhe kam dëgjuar dhe në Shqipëri, pasi pyetja e parë që bëjnë gazetarët, kolegët italianë thonë, ndoshta qeveria shqiptare nuk është aq kompakte sa një ministër i Jashtëm të bëjë një deklaratë të ndryshme dhe më pas e përgënjeshtron kryeministri.
Unë mendoj se ajo deklaratë është e qëllimshme. Mendoj se është pjesë e kësaj loje që nuk po e kuptojmë apo po e kuptojmë ku mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës për t'u faktorizuar, për t'u bërë të dëgjohet zhurmë, për të bërë që për tërhequr vëmendjen e komunitetit politik europian, pasi është një deklaratë që erdhi në kohën kur në Bratislavë ishin mbledhur ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor për të diskutuar pikërisht për këto negociata dhe m'u duk si një deklaratë në thonjëza kërcënuese për të thënë se dëgjoni, nëse ju nuk realizoni këtë ambicien e madhe që ka kryeministri shqiptar për t'u, për t'u bërë pjesë e familjes europiane brenda afateve që ai kërkon, ne mund të bëjmë këtë lloj qasje tjetër...
Të qëllimshme e kam parë një deklaratë tjetër që u quajt në Shqipëri gaf sa i takon asaj komenti idiot për Maqedoninë e Veriut. E kam parë gjithçka të qëllimshme, jo vetëm për sa i takon gjithçkaje që lëviz nën ujërat e gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor.
© SYRI.net